Kosova
Ish-presidentja e Zvicrës dekorohet me ‘Urdhërin e Pavarësisë’ nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Micheline Anne-Marie Calmy-Rey u shpreh e nderuar për dekorimin nga shteti i Kosovës, teksa rrëfeu përjetimin e saj në ditën e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.
Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me medaljen “Urdhëri i Pavarësisë” ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Anne-Marie Calmy-Rey, për kontributin e saj në procesin e pavarësimit të Kosovës dhe mbështetjes së vazhdueshme që shteti helvetik nën udhëheqjen e saj ka dhënë për vendin tonë.
Në fjalimin e saj gjatë dekorimit të Calmy-Rey, presidentja Osmani theksoi se duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, si Presidente e Republikës së Kosovës e ka nderin e madh që ta dekorojë shkëlqesinë e saj, zonjën Micheline Anne-Marie Calmy-Rey me medaljen “Urdhëri i Pavarësisë”.
“Kjo medalje i jepet për kontributin e çmuar që zonja Calmy-Rey ka dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane”, ka theksuar presidentja Osmani, transmeton rtk, përcjell Albinfo.ch.
Former President Micheline Calmy-Rey was a staunch supporter of our people’s resolve for freedom & continues to be an advocate for Kosovo.
For her special contribution to our independence & strengthening the ??-?? ties, I awarded her with the Order of Independence. pic.twitter.com/slOfM4duac
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 7, 2022
E ish-presidentja zvicerane u shpreh e nderuar për dekorimin nga shteti i Kosovës, teksa rrëfeu përjetimin e saj në ditën e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.
“Faleminderit znj. presidente. Është nder i madh për mua ta pranoj këtë dekoratë nga shteti i Kosovës. Dua të shpjegoj se si e kam përjetuar ditën e pavarësisë së Kosovës. Siç e dini unë isha e përfshirë në procesin e pavarësisë së Kosovës sepse Zvicra mendonte se para se të thonim ‘standardet para statusit’, duhej ta kthenim ndryshe ‘statusi para standardeve’ në mënyrë që njërzit në Kosovë të kishin përgjegjësi ndaj vendit të tyre. Në ditën e pavarësisë së Kosovës, unë, isha duke udhëtuar në Zvicër që të isha pjesmarrëse në një ceremoni në një kishë katolike shqiptare në një qytet të vogël në Zvicër të quajtur Wiel. Nuk e dija se do të ishte ditë speciale sepse ishte planifikuar për muaj të tërë dhe siç e dini protokolli i parashikon këto gjëra shumëkohë më parë. Por kur shkova në stacionin e trenit u mirëprita nga prifti shqiptar i kishës katolike dhe ai më shikoi dhe më tha ‘Zonja Calmy-Rey, është një mrekulli”. I thashë çfarë? Më tha: ‘Është një mrekulli, është dita që Kosova shpalli pavarësinë dhe ju keni ardhur këtu, është një mrekulli’”, ka rrëfyer emocionet e asaj dite ish-presidentja Calmy-Rey.
Ajo tutje theksoi se Zvicra ishte ndër shtetet e para që ka folur për pavarësinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit në New-York, teksa ka thënë se sot nuk është e lehtë të jesh në një rajon të tillë në Ballkan.
“Pas kësaj, jam cilësuar si një avokate në arenën ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës. E kjo më kujton mua luftën e zvicranëve për liri në shekullin e 13-të. E sot nuk është e lehtë për ju, është e vështirë për ju, e di, sepse jeni këtu në Kosovë, në një rajon me tensione mes Lindjes e Perëndimit. Ju mund të llogarisni tek ne, ne jemi të përfshirë këtu edhe me trupa zvicerane, jemi këtu të përfshirë konkretisht, duke më përfshirë edhe mua, pavarësisht se nuk jam më pjesë e autoriteteve shtetërore zvicerane”, ka nënvizuar ish-presidentja zvicerane.
VIDEO:
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha