Ekspozita

Artisti shqiptar prezantohet para publikut zviceran, flet për ekspozitën dhe planet për të ardhmen

Salvatore Camaj është ftuar të prezantojë artin e tij dhe në vende të tjera prestigjioze si: Itali dhe Nju Jork

Në Gjenevë nga 1 shtatori deri më 7 shtator ishte e hapur ekspozita e skulptorit shqiptar, Selvatore Camaj.

Një ekspozitë ku artisi prezantojë krijimet e tij: personazhet e shenjtë dhe të kafshëve në terra cota “argile et faïence ” dhe në bronzë.

Mysafir nderi ishte z.Xhevat Limani, aktor (dramaturg), realizator filmi, themeluesi I Teatrit Shqiptar në Amerikë, ku deklamoi në anglisht një fragment monologu të kryeheroit kombëtar GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU, në shoqërimin muzikor të një gjenerali, Dominique Ayer, me instrumentin e tij plot tingëllimë, shkruan albinfo.ch.

Salvatore shkoi përtej realizmit dhe traditës për të kapur një interpretim bashkëkohor të kafshëve dhe dashuria e tij për të punuar me këtë temë është reflektuar shumë mirë në veprat e tij artistike.

Në rast të shitjes së veprave të tij Personazhet e Shenjta: Athleta Christi, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Albert Einstein, Charlie Chaplin, Nënë Tereza, 30% e fitimit do të shkojë në ndihmë për popullin e Ukrainës, që përjetuan luftën.

Personazhet e artistit Salavatore Camaj janë: Athleta Christi Gjergj Kastriot Skenderbeu, Shën Nanë Tereza, Général, Albert Einstein, Charlie Chaplin, Mentori (Baba im).

Salvatore Camaj ka ekspozuar në  Zvicër, Vatican, New York, Itali, Brot und Käse Soral Genève, Casa D’Italia Montreux, Moinat SA Genève, Galerie  la Ruine Genève, Galeria la Pigna Vatican, Maco Museum Veroli  Saphira &Ventura New York, Galeria Milanese Brera.

Salvatore Camaj thotë: Falë mjeshtirt, profesorit të artit, ku kam mësuar vizatimet akademike, pikturën dhe skulpturën. Unë jam një artist autodidakt.

albinfo.ch: Si është pritur nga publiku?

Prej artdashëseve mirë, prej atyre që kanë kuptuar objektivin tim edhe më mirë…

Unë dhe personazhet e mia të shenjtë dëshirojmë të kemi sukses më shumë publik për fëmijët me nevojë.

albinfo.ch:Me çfarë materiali punon?

Terrakota dhe enë balte. Veprat e mia origjinale ,punohen nga Themelues i  artit të bronzit ( fondeur d’art en bronze)

albinfo.ch: Ju vini nga Presheva a keni menduar të realizoni ndonjë  vepër të ndonjë personazhi që janë gjallë?

Po kam në Evropë e në Amerikë të cilët kanë bërë gjëra të mrekullueshme për qytetarët shqiptarë por edhe më gjerë për një botë të qetë e demokratike.

albinfo.ch: Cilat janë planet e  juaja për të ardhmen?

Të krijojë edhe shumë personazhe të mia të shenjtë dhe shumë personalitete.

 

Intervistoi: Zamira Bytyqi