Lajme

BE-ja shënon rritje ekonomike

Ekonomia e Bashkimit Evropian (BE) në tremujorin e dytë të këtij viti shënoi rritje prej 0.7 për qind krahasuar me tremujorin paraprak.

Siç raporton Zyra evropiane e Statistikave (Eurostat), Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Eurozonë u rrit me 0.8 për qind, krahasuar me tremujorin e parë.

Në këto vende, PBB-ja u rrit me 4.1 për qind në tremujorin e dytë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Ndërsa, PBB-ja në BE u rrit me 0.7 për qind në tremujorin e dytë, krahasuar me tremujorin paraardhës dhe me 4.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në BE pritej rritje prej 0.6 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës dhe 4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Eurozona shënoi rritje prej 0.6 për qind në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me 3.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.