Lajme
BE, në kërkim të strategjive të vaksinimit dhe ndërgjegjësimit
Shpejtësia është çelësi për të mbrojtur qytetarët nga epidemitë e reja të COVID-19 në vjeshtë dhe dimër, prandaj procesi duhet të përshpejtohet.
Përfaqësues të shumtë të industrisë farmaceutike debatuan shpërndarjen e vaksinës së brezit të dytë në Parlamentin Evropian dhe bënë disa paralajmërime.
“Sot kapaciteti i prodhimit të vaksinave anti-COVID ia kalon numrit të dozave që mund të administrohen. Sfida nuk është më furnizimi me vaksina, por kapaciteti për të përhapur fushatat e vaksinimit, kryesisht tek të rriturit dhe të moshuarit”, tha Thomas Triomphe, zv.president ekzekutiv i “Vaccines at Sanofi”.
“Sanofi” është një nga kompanitë që prodhon vaksina të përshtatshme për variantin “Omicron”, që pret aprovimin.
Agjencia Evropiane e Medikamenteve u dha dritën e gjelbër versioneve të reja të “Pfizer/BioNTech” dhe “Moderna” më 1 shtator. Një ditë më vonë, Komisioni Evropian u kërkoi vendeve anëtare të paraqesin strategjitë kombëtare, që duhet të parashikojnë:
– Kombinimin e vaksinimit të COVID-19 me gripin
-Garantimin e kapaciteteve të mjaftueshme logjistike
-Rifillimin e fushatave të ndërgjegjësimit publik
Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve parashikon se pas një vere të qetë, vende të shumta evropiane mund të regjistrojnë një trend në rritje infektimesh dhe shtrimesh në spitale.
Edhe pse BE është prodhuesi i dytë më i madh i vaksinave, drejtuesit e Komisionit të Posaçëm për COVID-19 janë të shqetësuar për kuotat e ulëta të vaksinimit në disa shtete.
“Mendoj se këshilla më e mirë që mund t’i japim publikut është të mbeten vigjilent, të ruajnë veten, të vaksinohen, sidomos kur je mbi 65 vjeç dhe u përket grupeve më të cenueshme. Do të ishte mirë nëse më shumë njerëz vaksinohen. Sa më shumë ta bëjnë këtë, më e lehtë do të jetë dhe më pak kufizime do të ketë. Por gjithçka varet nga mënyra se si ne i shohim këto rekomandime”, u shpreh Kathleen Van Brempt, eurodeputete belge./Euronews
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?