Lajme
BE-ja shqyrton alternativat për kufizimin e rritjes së çmimeve të energjisë
Kriza energjetike ka nxitur Bashkimi Evropian të përgatitisë plane emergjente për të kufizuar rritjen e çmimeve të energjisë.
Janë duke u analizuar edhe mundësitë e ndarjes së çmimeve të energjisë nga çmimet në rritje të gazit, por edhe reforma të tjera afatgjata, me qëllim të sigurimit që çmimet e energjisë reflektojnë energji të ripërtërishme më të lirë.
Kjo pritet të ndodhë pasi ministrat e Energjisë nga vendet e BE-së, sipas Reuters, do të takohen më 9 shtator për të diskutuar si të menaxhojnë situatën me çmimet në rritje të energjisë, transmeton Albinfo.ch.
Çmimet e energjisë në Evropë janë rritur prej vitit të kaluar, por rritja më e madhe është vërejtur pas luftës së Rusisë në Ukrainë, periudhë kur Rusia ka kufizuar furnizimet me gaz në kontinent.
Qeveritë evropiane kanë akuzuar Moskën se po përdor energjinë për të shantazhuar Perëndimin, i cili ka sanksionuar Rusinë, pas nisjes së luftës.
Gjiganti rus, Gazprom, ka thënë se ndërprerja e furnizimit është pasojë e sanksioneve të Perëndimit dhe çështjeve të tjera teknike.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën