Kosova
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve Shqipëri- Kosovë në nëntor
Kuvendi i Shqipërisë nisi sot punimet e sesionit të tretë të Legjislaturës X.
Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, lexoi mesazhin përshëndetës të presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Nikolla njohu ligjvënësit për disa nga çështjet e depozituara në Kuvend, programin dhe kalendarin e punimeve.
Sipas saj, një element i rëndësishëm i detyrimeve të Kuvendit në procesin e integrimit evropian do të jetë koordinimi i raportimit të Kuvendit në kuadër të Raportit vjetor të Komisionit Evropian dhe të institucioneve dypalëshe BE-Shqipëri si dhe ndjekja e hartimi dhe monitorimi i Planit të Veprimit për adresimin e Rekomandimeve të Komisionit Evropian.
Nikolla tha se janë përfshirë tashmë në programin e punës dhe kalendarin e Kuvendit edhe projektaktet ligjore për spastrimin e politikës dhe institucioneve prej ish-bashkëpunëtorëve dhe të favorizuarve nga sigurimi i shtetit.
“Siç jeni në dijeni, kohët e fundit, opinioni publik, media, Kuvendi dhe institucionet e tjera të vendit janë përfshirë në një debat mbi nevojën e spastrimit të politikës dhe institucioneve prej ish- bashkëpunëtorëve dhe të favorizuarve nga sigurimi i shtetit si edhe mbi ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive dhe ndëshkimin publik të krimeve të regjimit komunist. Kjo ndjeshmëri e shoqërisë është konkretizuar në Kuvend në formën e projekt-akteve ligjore, të cilat janë përfshirë tashmë në programin e punës dhe kalendarin e Kuvendit”, shtoi ajo.
Nikolla theksoi se gjatë sesionit të kaluar kemi pasur një bashkëpunim intensiv dhe produktiv me Kuvendin e Kosovës.
“Vetëm nga janari deri në korrik janë realizuar gjithsej 13 vizita, nga të cilat 6 të delegacioneve të Kuvendit të Kosovës në Tiranë dhe 7 vizita të delegacioneve të Kuvendit të Shqipërisë në Prishtinë. Këto shkëmbime vizita dhe organizimi i tryezave do të vazhdojë edhe gjatë këtij sesioni. Shumë shpejt do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës si dhe po punojmë për organizimin e mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve në muajin nëntor në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë”, përfundoi ajo.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi, përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt Në përgjigje të mocionit të deputetit Piero Marchesi nga Partia Popullore Zvicerane, i cili i kërkoi...
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta