Lajme

Euro, në nivelin më të ulët të 20 vjetëve kundrejt dollarit amerikan

Euro u zhyt nën 0.99 dollarë të hënën, një nivel më i ulët në 20 vjet, pas njoftimit javën e kaluar se Rusia do të ndërpresë furnizimet e gazit në Gjermani nëpërmjet tubacionit Nord Stream, njofton albinfo.ch.

Monedha evropiane ka vazhduar të dobësohet kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit, e goditur nga turbulencat ekonomike dhe pasiguritë e shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Në fillim të këtij viti, monedha e përbashkët europiane mbushi 20 vjet prej daljes për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike, por tani është në një “krizë” të vlerës së saj. /Albinfo.ch