Lajme

Pas shumë kohësh: Benzina më pak se 2 franga në Zvicër

Çmimet më në fund po zbresin, me çmimin e benzinës tani nën pikën magjike prej 2 CHF për litër – hera e parë që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë.

Çmimet prej rreth 2,25 CHF janë të zakonshme tashmë prej muajsh.

Por çmimi i një fuçie nafte ka qenë nën 100 dollarë prej disa kohësh dhe një faktor i rëndësishëm për Zvicrën, niveli i ujit në lumin Rhine është rritur, gjë që lejon më shumë trafik maune, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Një e treta e benzinës, naftës dhe vajgurit që përdor ky vend vjen nga lumi.

Disa stacione karburanti në kantonet Bazel, Bernë dhe Solothurn tani shesin benzinë me rreth 1,98 CHF.

Ka shpresa se çmimet më të ulëta tani do të përhapen shpejt në gjithë vendin.