Lajme

Mediumet finlandeze shkruajnë për basketbollistin Edon Maxhuni

Maxhuni është  reprezentues i rregullt i kombëtares së Finlandës.

Basketbollistit Edon Maxhuni i është kushtuar një artikull i gjatë në prestigjiozen finlandeze Helsingin Sanomat, njofton albinfo.ch.

Ai do t’i prijë ekipit nacional finlandez në turneun e tij të parë prestigjioz në kampionatin evropian që do të mbahet në Pragë.

24-vjeçari në edicionin e fundit luajti te skuadra estoneze ”Parnu”, me një mesatare prej 17.3 pikë për ndeshje.

Po ashtu, Maxhuni me ekipin ”Parnun” u shpallën nënkampion të elitës së Estonisë, derisa në fund të edicionit ai hyri në pesëshen më të mirë të stinorit atje.

Me ekipin e Den Bosch, në edicionin e ri do të luajë në ligën vendore, FIBA Europe Cup dhe në ligën e përbashkët që nis këtë sezon në mes të Holandës dhe Belgjikës.

Kujtojmë se Maxhuni është  reprezentues i rregullt i kombëtares së Finlandës. /Albinfo.ch

https://www.hs.fi/urheilu/art-2000009037065.html?share=ab73f56bafafab2a5e729c9024fa7e34&fbclid=IwAR21MAOxPLvmrU-00JpleElkPYUuMSNIlvSbItAxbd5I_E0nchG5E0aFpX8