Lajme
Në këta sektorë po kërkon punëtorë Danimarka
Numri i vendeve të lira të punës në Danimarkë vazhdon të rritet për shkak të mungesës së punëtorëve. Kështu kanë njoftuar autoritetet daneze.
Numri i vendeve të lira të punës në Danimarkë vazhdon të rritet për shkak të mungesës së punëtorëve. Kështu kanë njoftuar autoritetet daneze.
Faqja zyrtare e statistikave të Danimarkës ka zbuluar se numri i vendeve të lira në sektorin privat është rritur me 2,800, duke arritur në 71,400 vende të lira në tremujorin e dytë të vitit 2022.
Të dhënat tregojnë se Kopenhgeni kishte përqindjen më të lartë të vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të 2022, shkruan Schengen Visa Info, përcjell Albinfo.ch.
Nga të gjithë sektorët, është konstatuar se ndërtimi ka qenë e vetmja industri që ka shënuar ulje të numrit të vendeve të lira.
Krahasuar me tremujorin e dytë 2021, numri i vendeve të lira në ndërtim ra me 0.2 për qind në tremujorin e dytë 2022. Nga ana tjetër, financimi, sigurimet dhe tregtimi i pronave patën rritjen më të madhe.
Danimarka aktualisht po kërkon punëtorë të aftë në fusha të ndryshme profesionale si shkenca dhe inxhinieria, biznesi, administrata, si dhe fushat ligjore, sociale dhe kulturore.
Gjithashtu, vendi po kërkon shtetas të vendeve të tjera me arsim të lartë për të punuar në kujdesin shëndetësor, institucionet arsimore dhe IT./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke...
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
-
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vendosë gjykata, Google nuk duhet të heqë përmbajtjen kritike ndaj FIFA-s Google nuk ka pse të fshijë artikujt në lidhje me shoqatën botërore të futbollit FIFA nga...
-
Gjeneva do të presë takimin e OKB-së për Palestinën
-
Shtyhet për një vit periudha e nisjes për përfituesit e statusit S
-
Fitime për bursën zvicerane nga ulja e normave të interesit në SHBA
-
Shkenca kritikon të shtënat e planifikuara mbi tufën e ujqërve