Shqipëria

Rama viziton nesër Beogradin

Bëhet e ditur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet nesër në vizitë zyrtare në Beograd, ku do të marrë pjesë në hapjen e panairit ndërkombëtar të verës midis vendeve të Ballkanit të Hapur, përcjell albinfo.ch.

Në panair do të jenë të pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Panairi që do të mbahet nga data 1 deri në 4 shtator, ka në fokus promovimin e turizmit të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky panair, i pari i këtij lloji në Ballkan, do të bëjë bashkë 333 ekspozues verërash nga rajoni dhe bota, dhe pritet të ketë rreth 30 milionë vizitorë.

Më 2 shtator, sipas mediave maqedonase, është planifikuar pjesa politike e Iniciativës nga Ballkani i Hapur.