Storje Suksesi
Avni Orllati, rrëfen për rrugën e suksesit
Ai i ka treguar publikut zviceran për historinë dhe rrugën e suksesit

Avni Orllati ka qenë i ftuar në emisionin e njohur “Big Boss”, për të rrëfyer për rrugën e suksesit.
Avni Orllati, themelues i grupit Orllati dhe strateg i tij, aktiv në kantieret e mëdha dhe në patundshmëri, rrëfen suksesin e tij, pa i harruar rrënjët e tij shqiptare nga Kosova, ku ka jetuar 15 vjetët e para. Disa vjet pasi arriti në Zvicër, blen në leasing veturën e parë të tij për të thyer beton, shkruan albinfo.ch.
Sot, së bashku me vëllezërit e tij, është në krye të një gjiganti të ndërtimit dhe rrënimit (démolition), duke punësuar mbi 900 persona, mbi 1000 makineri të mëdha ndërtimi dhe qarkullim vjetor prej 400 milionësh dhe investime mbi 1 miliard frangash zvicerane, shkruan tutje albinfo.ch.
Emisioni në fjalë i ka mundësuar publikut zviceran të njihet më së afërmi me strategun, historinë e tij, suksesin e madh, si dhe barrierat me të cilat i ka hasur gjatë karrierës së tij, transmeton tutje albinfo.ch.
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani Aktualisht, në shumë qytete të Gjermanisë funksionojnë qindra shkolla shqipe, ku mësojnë mijëra nxënës shqiptarë sipas Këshillit...
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Muzikës në Vjenë mirëpriten nga Fate Velaj
-
Leonard Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
-
Çka duhet të dini para se të bleni një shtëpi në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Vendimi i Gjykatës Federale: Telefonat mund të kontrollohen edhe nëse përmbajnë foto nudo Sipas Gjykatës Federale, është praktikë e zakonshme sot të kesh foto intime në një celular. Prandaj,...
-
Plani i ri për pushim të zgjatur prindëror në Zvicër
-
70% e arit në botë kalon përmes Zvicrës
-
Coop dhe Migros ngjiten në renditjen botërore të supermarketeve
-
ETH Cyrih refuzon të plotësojë pyetësorin e qeverisë amerikane