Lajme
Vetëm 11% e zviceranëve shqetësohen nga koronavirusi
Lufta kundër pandemisë është në fund të listës së problemeve më urgjente, së bashku me papunësinë dhe fanatizmin fetar
Vetëm 11 për qind e popullsisë zvicerane ende e konsideron luftën kundër pandemisë si një nga problemet më urgjente, transmeton albinfo.ch. Sipas një sondazhi të ri, njerëzit janë më shumë të shqetësuar për kostot e kujdesit shëndetësor, planifikimin e daljes në pension dhe ndryshimet klimatike.
Sipas sondazhit që ëshë publikuar nga Tamedia, më shumë se gjysma e të pyeturve kanë numëruar këto tri çështje ndër problemet më urgjente.
Lufta kundër pandemisë është në fund të listës së problemeve më urgjente, së bashku me papunësinë dhe fanatizmin fetar.
Në sondazhin identik të realizuar në dhjetor të vitit 2021, më shumë se 50 për qind e të anketuarve ende e konsideronin luftën kundër pandemisë si një nga problemet më urgjente, në kohën kur ajo renditej në vendine tretë në listën përkatëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










