Shqipëria
Arkeologët në Shqipëri gjejnë vendbanime 7500 vjet të vjetra
Sipërfaqja e vendbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35.000 m2.
Gërmime të reja arkeologjike po nxjerrin në dritë vendbanime të hershme në territoret shqiptare.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila se pranë fshatit Buqezë në Lin po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”, që sipas arkeologëve, daton 7500 vjet më parë.
Sipërfaqja e vendbanimit prehistorik mendohet të jetë rreth 35.000 m2, raporton Albinfo.ch.
Projekti shqiptaro-zviceran “LIN 3”, është një bashkëpunim i Institutit të Arkeologjisë-ASA-Akademia e Studimeve Albanologjike me Universitetin e Bernës, Zvicër dhe me mbështetjen e laboratorëve të Universitetit të Oxford-it, Angli, si dhe Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Korçë.
Sipas drejtuesit shkencor të projektit, Adrian Anastasi, janë zbuluar elemente drusore, që dëshmojnë për mënyrën e ndërtimit dhe arkitekturës.
“Gjatë gërmimeve po dalin në dritë vegla pune prej stralli, enë të ndryshme qeramike, fragmente kocke kafshësh dhe janë marrë kampione sedimentologjike për analiza në laboratorë. Gërmimet dhe studimet e mëtejshme pritet të nxjerrin rezultate të rëndësishme për arkeologjinë dhe historinë tonë”, u shpreh Margariti në rrjetet sociale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart Në kuadër të qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren...
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
-
Zëri i viktimave të Kosovës, në “Kopshtin e të zhdukurve” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Policët në Gjenevë thonë se janë të rraskapitur Oficerët e policisë së Gjenevës thonë se janë të rraskapitur dhe nuk ka mjaftueshëm për të...
-
Avion i ri privat qeveritar do të jetë gati në vitin 2025
-
Sondazhi tregon se shumica favorizojnë zgjerimin e autostradeve zvicerane
-
Cilat janë problemet higjienike në spitalet zvicerane
-
Sondazhi: Shumicën e zviceranëve nuk i zë gjumi pa celularin e tyre