Lajme
Ukraina ka eksportuar mbi 1 milion tonë drithëra
Ukraina ka eksportuar mbi 1 milion tonë produkte bujqësore përmes detit gjatë muajit të fundit. Eksportet e drithërave përmes Detit të Zi u ndërprenë pak pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Në korrik, Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje për rinisjen e eksporteve. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara. Qëkur ka hyrë në fuqi marrëveshja, 44 anije janë larguar nga portet ukrainase dhe kanë dërguar produkte në 15 shtete të huaja.
Ukraina thotë se nga shtatori mund të eksportojë 3 milionë tonë drithëra Më herët gjatë këtij muaji, kreu i programit për ushqim në botë i OKB-së paralajmëroi se edhe pas rinisjes së eksporteve nga Ukraina, “ne presim që kriza botërore me ushqim të zgjasë edhe për të paktën një vit”. Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportueset më të mëdha në botë të produkteve bujqësore. Ndalimi i eksporteve të drithërave ukrainase rriti çmimet globale në botë dhe rriti frikën se disa shtete do të përballen me uri.
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke...
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
-
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vendosë gjykata, Google nuk duhet të heqë përmbajtjen kritike ndaj FIFA-s Google nuk ka pse të fshijë artikujt në lidhje me shoqatën botërore të futbollit FIFA nga...
-
Gjeneva do të presë takimin e OKB-së për Palestinën
-
Shtyhet për një vit periudha e nisjes për përfituesit e statusit S
-
Fitime për bursën zvicerane nga ulja e normave të interesit në SHBA
-
Shkenca kritikon të shtënat e planifikuara mbi tufën e ujqërve