Lajme

Cyrihu do të mbajë të shtunën festivalin vjetor të notit

Ngjarja është rikthyer pas një pauze dyvjeçare për shkak të COVID, përcjell albinfo.ch.

Limmatschwimmen është koha e vetme kur njerëzit lejohen të notojnë në këtë pjesë të veçantë të lumit Limmat – nga Frauenbad në pishinat Oberer Letten.

Tradicionalisht fillon me garën e notit në mesditë, e ndjekur nga të gjithë personat që duan të notojnë për argëtim.

Ngjarja ishte planifikuar fillimisht të shtunën e kaluar, por u desh të shtyhej për shkak të nivelit të ulët të ujit të shkaktuar nga thatësia. Nesër, megjithatë, kushtet “premtojnë të jenë të mira”, thonë organizatorët.

Një numër biletash, nga 4500 gjithsej, janë në dispozicion. Çmimi, që varion nga 25 deri në 42 franga, varet nëse keni me vete çantën e notit të papërshkueshëm nga uji ose keni nevojë të blini një të tillë.

Informacioni se ku mund të blini bileta mund të gjeni KETU: