Të tjera
Kujtohet Nëna Terezë në 112-vjetorin e lindjes
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në bashkëpunim me revistën “Drita” kanë organizuar edicionin e dytë të manifestimit tradicional kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës” që përkon me 112-vjetorin e lindjes dhe 25-vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i këtij instituti, Skender Hasani, ka thënë se qyteti i Shkupit është krenar që ka pasur një figurë të shquar si Nënë Tereza, e cila ka përcuar kulturën shqiptare në tërë botën.“Shkupi ka specifika të rëndësishme, sepse nga gjiri i tij kanë dalë figura të mëdha”.
“Shkupi është krenar që nga gjiri i saj doli një bijë që përçoi trashëgimin e kodin e shqiptarëve. Nënë Tereza është figurë e botës mbarë. Pa Gonxhen, nuk do të kishte Nënë Terezë”, u shpreh ai. Ndërsa Don Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës, ka thënë se Nënë Tereza është ende e gjallë në mendjen dhe zemrën e shqiptarëve. “Këtë vit jemi në 25-vjetorin e kalimit në amshim dhe 112-vjetorin e lindjes së saj. Nëna Terezë është më tepër e gjallë, jo vetëm në emërtimin e rrugëve, spitaleve, por edhe mendjen dhe zemrën e shqiptarëve”. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4 500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë Çmimin Nobel për Paqe. Shën Nënë Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997, në Kalkutë të Indisë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës