Kosova
Sot nis ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë

Sot starton “Sunny Hill Festival”, i cili do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë. Eventi për të pritur artistët botërorë dhe shqiptarë do të zhvillohet te Liqeni Artificial i Tiranës për 3 ditë, përcjell albinfo.ch.
Në tri ditë do të ngjiten në skenë emra të njohur të muzikës botërore, por edhe emra të këngëtarëve shqiptarë për të ‘ngritur në këmbë’ publikun shqiptar.
Reperi i famshëm italian Fedez, Stormzy dhe Dj të famshëm do të ndezin skenën e “Sunny Hill Festival” në Tiranë.
26 gusht
Action Bronson, Fedez, Tananai, Dafina Zeqiri, Capital T, Dren Abazi, Art Lokaj, Sancet, Cryjaxx, Art Halili
27 gusht
Hardwell, Afrojack, Regard, Merk&Kremont, Drop G, Kamela, Ampov, Vin Veli
28 gusht
Stormzy, Mc Kresha & Lyrical Son & Ledri Vula, Mozzik & Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Nika Paris- Vegas Jones- Rooms, Barny Fletcher, Alban Chela
Të gjithë ata që tashmë kanë siguruar një biletë, duhet të marrin me vete kartën ID dhe biletën, ndërsa nuk duhet të marrin me vete mjete të ndaluara.
Gjërat që duhet të dini:
1-Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16-vjeç.
Të rinjtë nën moshën 16-vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit.
2-Ju mund ta rimbushni byzylykun tuaj direkt në vendin ku zhvillohet eventi, por ne ju rekomandojmë ta bëni pagesën nëpërmjet aplikacionit të Sunny Hill Festival për të shmangur radhët e gjata.
3-Për t’u futur, mos harroni:
Kartën ID/Pasaportën
Biletën (digjitale ose të printuar)
4-Në hyrje do të kaloni përmes kontrollit të sigurisë.
Sende të ndaluara:
Mjete të mprehta
Ushqim dhe pije
Produkte aerosoli (spraj)
Parfume
Narkotikë ose substanca të ndaluara
Çakmakë
E-Diaspora
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin, përcjell albinfo.ch. Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ)...
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
-
Festa e Bajramit në Zvicër këtë të diel – ku do të falet namazi në Lozanë?
-
Suedi: Aktivitet letrar në kuadër të Muajit të Frankofonisë
-
Njihuni me shqiptarin që do drejtojë USS Pearl Harbor
Jeta në Zvicër
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës katër byzylykë, tre rrathë, dy gjerdanë, një...
-
Zvicra shqyrton riaktivizimin e fortifikimeve të braktisura
-
Kompanitë zvicerane po i kthejnë punëtorët për të punuar nga zyra
-
Projektet pilot lehtësojnë aksesin në arsimin e lartë për refugjatët
-
Shumica e zviceranëve jashtë vendit kanë dy ose më shumë pasaporta