Futboll

Ballkani shkruan historinë

Kampionët e Kosovës kanë mundur Shkupin edhe në ndeshjen e dytë

Skuadra e Ballkanit ka mundur Shkupin edhe në ndeshjen e dytë, duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës.

Kjo është hera e parë që një skuadër kosovare kualifikohet në një fazë të grupeve të garave ndërkombëtare në futboll, shkruan albinfo.ch.

Kampionët e Kosovës triumfuan me rezultat 1:0, ku realizoi Meriton Korenica në minutën e 70-të, ndërsa shkupjanët mbetën me një lojtar më pak, qysh në minutën e dytë.

Ky ishte një sukses historik edhe për futbollin e Kosovës. Shorti do të hidhet nesër nga ora 14:30, ku therandasit do të mësojnë fatin se me kënd do të ndeshen në grupe.

https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2022/08/ballkani-golll.webm?_=2