Lajme
Çmimet e rrymës në Evropë marramendëse, Shqipërinë po e ndihmon Kosova
Çmimi i energjisë ka arritur një tjetër rekord në tregjet ndërkombëtare.
Një megavat orë energji elektrike kushton 625 euro, ndërsa në pikun e kërkesës çmimi kalon vlerën 700 euro.
E ndodhur në këto kushte Shqipëria po prodhon përmes Kaskadës së Drinit të gjithë energjinë që përdoret për konsum.
Niveli në liqenin e Fierzës ka rënë në 275 metra, 10 metra poshtë mesatares shumëvjeçare të kësaj periudhe, ndërsa me prodhimin vendas po ndihmohet dhe Kosova.
Komani dhe Vau i Dejës ndodhen në nivelin 174 dhe 73 metra, por prurjet në të gjithë hidrocentralet janë minimale.
Korporata Elektroenergjitike ka hapur disa tenderë për blerjen e energjisë elektrike, të cilat i ka anuluar për shkak të çmimeve të larta që kanë ofruar pjesëmarrësit.
KESH kërkon që të kontraktojë një sasi prej 20 mijë megavat orë për të siguruar energji në ditët e fundjavës, procedurë e cila nëse finalizohet pritet t’i kushtojë vendit një faturë shpenzimi ditor prej 6 milion eurosh në ditë.
Prodhimi i energjisë është ulur në të gjithë kontinentin europian për shkak të thatësirës e cila ka reduktuar jo vetëm prodhimin nga uji, por është ulur edhe shpejtësia e impianteve të erës, ndërsa impiantet nuklearë në Francë janë stakuar pasi nuk ka sasi të mjaftueshme uji për ftohjen e tyre.
Javët e fundit qeveria shqiptare ka nisur një fushatë për kursimin e energjisë elektrike, ndërsa po përgatitet për t’i kërkuar Entit Rregullator të Energjisë ndarjen në fasha të faturës së energjisë dhe rritjes së çmimit për konsumin mbi 800 kilovat orë në muaj./Euronews.al
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?