Shqipëria
Pse policia shqiptare do të vendoset në Angli
Kjo është arsyeja
Raportohet se oficerët e policisë shqiptare do të vendosen në Dover të Anglisë për të ndihmuar në identifikimin dhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm brenda disa ditësh, shkruan mediumi britanik, Telegraph, përcjell albinfo.ch.
Sekretarja e Brendshme britanike ka rënë dakord për një plan veprimi me homologun e saj shqiptar për të përshpejtuar largimet pasi inteligjenca sugjeron se shqiptarët tani përbëjnë midis 40 dhe 60 për qind të emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla, shkruajnë mediat nga Shqipëria.
Oficerët e lartë të policisë nga Shqipëria pritet të vendosen në Dover dhe portet e tjera për të ndihmuar në identifikimin e shqiptarëve, për të hetuar prejardhjen e tyre, duke përfshirë lidhjet kriminale dhe për të ndihmuar Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe zyrtarët e zbatimit të imigracionit për t’i dëbuar ata.
Priti Patel zhvilloi bisedime me Bledi Çuçin, ministrin e Brendshëm shqiptar, të martën për të gjetur se si mund të përshpejtonin deportimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë sipas një marrëveshjeje kthimi që ajo nënshkroi me Shqipërinë vitin e kaluar.
Pretendohet se deri në 6,000 nga 23,000 emigrantë rekord që kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar janë nga Shqipëria, edhe pse ajo është një aleate e NATO-s që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe nuk ka parë asnjë konflikt për më shumë se 25 vjet. E hëna regjistroi një rekord ditor prej 1,295 migrantësh që kaluan Kanalin Anglez.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë