Lajme
Dollari lë euron prapa
Dollari amerikan kushton më shumë se monedha e përbashkët europiane në tregun e këmbimit valutor
Kjo është hera e parë që raporti mes dy monedhave kryesore të huaja në Shqipëri është përmbysur.
Një dollar kushton 117.86 lekë dhe një euro këmbehet me 117 lekë.
Krahasuar me një ditë më parë, monedha amerikane është rritur me 0.74 pikë dhe euro është zhvlerësuar me 0.18 pikë.
Shkaku kryesor për rritjen e dollarit është trendi në tregjet ndërkombëtare, ku sërish valuta amerikane ia ka kaluar euros, pas hovit që mori në fund të korrikut.
1 dollar, sipas Euronews, në tregun ndërkombëtar kushton 0.99 euro, duke shënuar një tjetër rekord historik të raportit mes dy monedhave.
Edhe oferta e euros ka qenë e lartë për shkak të sezonit veror, ndërsa ndalja e importeve të energjisë nga KESH, pagesat e të cilës bëhen në euro, kanë ulur kërkesën në treg për këtë monedhë, edhe pse në një ankand të zhvilluar të premten Banka Qendrore bleu 8.4 milionë euro valutë.
Rënia e euros në kursin e këmbimit ka rritur kostot për eksportuesit vendas, kryesisht të sektorit fason dhe mineraleve.
Nga ana tjetër, vetëm gjatë periudhës së verës kursimet e shqiptarëve në banka janë zhvlerësuar me 20 milionë euro rezultat i ndryshimeve të kursit të këmbimit.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur