Lajme
Kjo kompani ajrore e Zvicrës po kërkon punëtorë të huaj
Linja ajrore që kërkon të rekrutoj personel të huaj me përvoj pune
Nëse keni një pasaportë të BE-së, por po ëndërroni të punoni në Zvicër, kjo mund të jetë mundësia juaj: kompania kryesore kombëtare po rekruton staf për qendrën e saj të Cyrihut, njofton albinfo.ch.
Arsyeja pse SWISS po kthehet jashtë vendit për të korrigjuar mungesën e personelit fluturues nuk është aq një dëshirë për diversitet sesa një domosdoshmëri ekonomike: “për zviceranët, të qenit stjuardesë, stjuard apo pilot nuk është më tërheqëse financiarisht”, raporton “20 minuten”.
Sipas marrëveshjes kolektive aktuale të punës, personeli në bord fiton 3,400 franga bruto pagë gjatë vitit të parë të shërbimit – shumë më e ulët se paga mesatare zvicerane ekuivalente prej 6,665 frangash në muaj.
Ndërsa kjo është një pagë e ulët për Zvicrën, ajo është ende më e lartë se në sektorin e aviacionit gjetkë në Evropë, ku disa ekuipazhe fitojnë 1600 euro bruto.
Disa nga kërkesat për këtë punë janë pasaportat e BE-së, njohja e rrjedhshme e gjermanishtes dhe anglishtes, pa piercing ose tatuazhe të dukshme, si dhe vaksinimi i plotë kundër Covid-it dhe gatishmëria për të marrë vaksina përforcuese.
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Bazeli me atmosferën më festive në Zvicër Magjia e Krishtlindjeve në Bazel ka filluar...
-
Gati 17,000 mjekë të huaj po punojnë në Zvicër
-
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve