Lajme
Tregu global i turizmit mjekësor do të arrijë vlerën 180 miliardë euro deri në vitin 2025
Një studim i fundit ka treguar se turizmi mjekësor global pritet të rritet në vlerë mbi 180 miliardë euro deri në vitin 2025.
Sipas studimit, një rritje e tillë mund të arrihet në tre vjetët e ardhshme, me kusht që tregjet në zhvillim të kujdesit shëndetësor të marrin pacientë nga vendet që janë të pasura, raporton SchengenVisaInfo.com, përcjell albinfo.ch.
Termi turizëm mjekësor u referohet njerëzve që udhëtojnë jashtë vendit për të marrë trajtim mjekësor. Në të kaluarën, zakonisht u referohej individëve që udhëtonin nga vendet më pak të zhvilluara në vendet shumë të zhvilluara për të marrë trajtim që nuk ishte i disponueshëm në shtëpi.
Megjithatë, vitet e fundit, turizmi mjekësor u referohet njerëzve nga vendet e zhvilluara që udhëtojnë në vendet në zhvillim për të marrë trajtime mjekësore me çmime më të ulëta.
Të dhënat tregojnë se qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë mbërritur kryesisht në vendet në zhvillim për të marrë trajtime mjekësore. Kjo do të thotë se britanikët, por edhe amerikanët, po i drejtohen turizmit shëndetësor.
Sipas Consultancy-me, tregu i turizmit mjekësor vlerësohej në 105 miliardë euro në 2019. Megjithatë, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe kufizimeve që u vendosën në gjithë botën për të ndaluar përhapjen e tij, vlera e tij ra në 71 miliardë euro në vitin 2020.
Ndërsa viti 2020 regjistroi vlerën më të ulët, të dhënat tregojnë se vlera e tregut të turizmit mjekësor filloi të rritet në vitin 2021.
Në vitin 2021 tregu i turizmit mjekësor vlerësohej në 82 miliardë euro, ndërsa këtë vit parashikohet të arrinte vlerën e 97 miliardë eurove.
Ndërsa për vitin 2024, parashikohet që tregu i turizmit mjekësor të vlerësohet në 148 miliardë euro dhe në vitin 2025 pritet të vlerësohet në 182 miliardë euro, përcjell tutje albinfo.ch.
https://www.schengenvisainfo.com/news/global-medical-tourism-market-to-reach-e180-billion-value-by-2025/
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025