Shqipëria
Atletja shqiptare Luiza Gega shpallet kampione evropiane
Gega është shpallur kampione evropiane në vrapimin 3000 metra me pengesa
Atletja Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Munih të Gjermanisë, duke shënuar kështu suksesin e saj më të madh sportiv deri më tani, por edhe suksesin më të madh të atletikës shqiptare.
Gega është shpallur kampione evropiane në vrapimin 3000 metra me pengesa, raporton Albinfo.ch.
Atletja 33 vjeçare ka arritur në finish për 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qindëtat, duke vendosur kështu rekord të kampionatit evropian.
Medalja e argjendtë i ka takuar gjermanes Lea Meyer, ndërsa të bronztën e fitoi britanikja Elizabeth Bird.
Rezultatin e Luiza Gegës e ka përshëndetur edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke e quajtur “kulm” fitoren e saj.
“Kyyyy është kuuuulmiiiii. Bravoooooo Luizaaaa, bravooooo Kampiooooone. E paepura Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesa. Askush më parë s’ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës”, ka shkruar Rama./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë