Shqipëria
Shqipëria rrit eksportin drejt Gjermanisë për 80 për qind
Qeveria Federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se një miliard euro në formë grantesh dhe kredish,
Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në shtatëmujorin e këtij viti llogariten në 6.4 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar të Shqipërisë.
Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në periudhën janar-korrik të këtij viti shkëmbimet tregtare arritën 52.8 miliardë lekë.
Referuar të dhënave, eksportet drejt Gjermanisë shënuan rritje me 79.3 % përkundrejt të njëjtës periudhë të 2021-ës. Në vlerë ato arritën në 20.2 miliardë lekë, nga 11.2 miliardë lekë që llogariteshin në 7-mujorin e 2021-shit.
Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë”, pasuar nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale”.
Referuar të dhënave, edhe importet nga Gjermania shënuan rritje kundrejt të njëjtës periudhë të 2021-ës duke arritur në 32.5 miliardë lekë, nga 30.7 miliardë lekë që ishin në 2021-shin, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria Federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se një miliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë një ndër donatorët bilateralë më të mëdhenj në vend.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025