Shqiperia
Atletja shqiptare në finalen e ‘Mynih 2022’
Luiza Gega u konfirmua si një prej atleteve më të forta në kontinent.
Kampionja shqiptare fitoi garën e parë në 3,000 metra me pengesa dhe siguroi në këtë mënyrë vendin në finalen e Europianit të Atletikës “Mynih 2022”.
Pasi ruajti energjitë, Luiza nisi shkëputjen në gjysmën e garës, duke mos u lënë asnjë shans rivaleve të reagonin. Në të vetmin moment pasigurie, ku kthente kokën mbrapa të kontrollonte garueset e tjera, ndjekëset iu afruan. Megjithatë, Gega e rikuperoi distancën dhe kaloi e para në finish.
Rekordmenia kuqezi regjistroi kohën 9 minuta, 30 sekonda e 93 të qindtat dhe tashmë do të synojë medaljen e artë europiane. Edhe pse në moshën 33-vjeçare, atletja shqiptare kërkon majën e podiumit, për një titull që i mungon. Në vitin 2016 Luiza arriti të fitonte medaljen e argjendtë në Europianin që u zhvillua në Amsterdam, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Pritshmëritë janë të mëdha, edhe prej paraqitjeve të jashtëzakonshme të Gegës gjatë këtij edicioni. Në qershorin që kaloi, ajo u pozicionua e pesta në Botërorin e Atletikës, të zhvilluar në Oregon të Shteteve të Bashkuara.
Luiza ka fituar gjithashtu edhe dy medalje të arta në Lojërat Ballkanike “Craiova 2022”, në disiplinën e 3,000 metrave me pengesa dhe në garën e 5,000 metrave. Ajo triumfoi edhe në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ku fitoi medalje të artë.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor