Shqipëria
Revista gjermane: “Asnjë destinacion në Evropë, më emocionues se Shqipëria”
Shumëçka është ende e ngatërruar në Shqipëri pas 50 vitesh izolimi total. Por nuk kam përjetuar kurrë një destinacion udhëtimi më emocionues në Evropë
“Duhen vetëm dy orë për të fluturuar nga Frankfurti në Shqipëri – në një botë krejtësisht tjetër dhe të ndryshme. Nuk kisha imagjinuar shumë për të. Pata menduar thjesht, për disa rreze të fundit të diellit në jug, në malet midis Malit të Zi dhe Greqisë, nga i cili përmes detit Adriatik deri në Itali, janë vetëm 80 kilometra …”, kështu shkruan redaktorja e revistës “Brigitte”, Nicole Smith në pjesën e saj të artikullit mbi vendet më magjepsëse për të kaluar ditët e fundit të pushimeve verore.
Titulli që i ka vënë tekstit tüë saj është: “Shqipëria – urbane dhe rurale”
“Dhe tani mezi mund ta perceptoj kryeqytetin, Tiranën për shkak të gjallërisë dhe kontradiktave që e mbërthejnë atë: limuzina, qendra tregtare, shitës ambulantë, sheshe me peizazhe të bukura, rrethi piktoresk i qytetit të vjetër osman të Beratit dhe blloqe apartamentesh të vjetüëruara.
Parku Kombëtar Shabenik-Jabllanicë aty pranë është krejtësisht ndryshe, ku ne ecim drejt liqeneve malore të veçuar, transmeton albinfo.ch. Këtu na shfaqen fotot e telefonit celular ku shohim takimin me një rrëqebull dhe vizitojmë një kishë të vogël ortodokse të izoluar, ku prifti shpjegon afresket 500-vjeçare…
Po, shumëçka është ende e ngatërruar në Shqipëri pas gati 50 vitesh diktature komuniste dhe izolimi total, përcjell albinfo.ch. Por nuk kam përjetuar kurrë një destinacion udhëtimi më emocionues në Evropë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor