Lajme
Pandemia dëmton buxhetin e Zvicrës me 5 miliardë franga
Arsyeja e minusit është masa e shpenzimeve të jashtëzakonshme, të vlerësuara me 7.4 miliardë franga zvicerane
Sipas projeksionit financiar për vitin 2022, Qeveria Federale tani pret një deficit financimi prej rreth pesë miliardë frangash, ndërsa ishin buxhetuar vetëm 2.3 miliardë franga.
Këshilli Federal është informuar sot për shifrat e përmendura më lart. Arsyeja e minusit është masa e shpenzimeve të jashtëzakonshme, të vlerësuara me 7.4 miliardë franga zvicerane, transmeton albinfo.ch. Pjesa më e madhe është e lidhur me pandeminë. Por vlerësohet po ashtu se 0.9 miliardë shpenzohen për refugjatët nga Ukraina, të strehuar në Zvicër.
Më shumë para nga TVSH-ja
Në buxhetin e zakonshëm, sipas vlerësimeve aktuale, Konfederata pret një suficit financimi prej 0.7 miliardë CHF në vend të deficitit të pritshëm më parë, prej 0.6 miliardë CHF, shkruan Departamenti i Financave (FDF). Sipas parashikimit të parë për vitin 2022, të ardhurat e zakonshme do të jenë për 0.8 miliardë CHF më të larta, njofton srf.ch. Një nga arsyet kryesore janë të ardhurat shtesë prej 1.1 miliardë CHF nga TVSH-ja.
Parlamenti ka miratuar deri më tani masën e shpenzimit të jashtëzakonshëm prej 9.1 miliardë CHF për vitin 2022. Aktualisht duket sikur shpenzimet e planifikuara dhe të miratuara të koronës nuk do të përdoren të gjitha, veçanërisht jo në rastin e humbjes së fitimeve dhe punës me kohë të shkurtër. Megjithatë, vlerësimet janë ende subjekt i pasigurisë së madhe, shkruan qeveria federale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Kjo shkollë në Zvicër është më e mira në botë Një renditje e re tregon se shkolla më e shtrenjtë në botë është edhe shkolla më...
-
Qyteti i Lucernit dëshiron të frenojë trafikun e autobusëve turistikë me ‘tarifë të re’
-
Trafiku i trenave për dhe nga Gjeneva do të ndërpritet totalisht
-
Evakuimi i banorëve të Brienz, fshati po monitorohet në mënyrë elektronike
-
Pak më pak se 30% e njerëzve të larguar nga Ukraina, arrijnë të punojnë në Zvicër