Futboll

Andi Ukmata nënshkruan kontratë me FC Lausanne-Sport

I formuar tek Team Vaud, Andi Ukmata kishte shkuar te grupmoshat e të rinjve në FC Zurich. Pastaj, lojtari me origjinë nga Kosova kishte luajtur për Vevey, La Sarraz, Azzuri Lausanne, Bulle dhe Bavois.

Ukmata, i lindur më 1997, i është bashkëngjitur Team Vaud M21 nga marsi i këtij viti. Tashmë që ka lidhur kontratë me Lausanne-Sport, ai do të angazhohet plotësisht me M21 dhe misionin e tyre për këtë sezon #missionreconquête (misioni i ringritjes).