Lajme

Prodhuesi zviceran i çokollatës Lindt largohet përfundimisht nga tregu rus

Prodhuesi i çokollatës luksoze Lindt & Sprüngli tani po del përfundimisht nga tregu rus. Këtë e bëri të ditur kompania të martën

Pasi prodhuesi i çokollatës kishte mbyllur aktivitetet e tij të biznesit në Rusi në mars, tani është duke u tërhequr përfundimisht nga tregu vendas, transmeton albinfo.ch. Biznesi i kësaj kompanie në Rusi dhe Ukrainë kohët e fundit përbën më pak se 1% të shitjeve totale.

Sipas informacioneve që janë publikuar në pranverë të këtij viti, Lindt kohët e fundit kishte punësuar rreth 120 njerëz në vend dhe si pasojë ata kanë gjasa të humbasin punën, shkruan srf.ch. Megjithatë, ata do të mbështeten dhe do të veprojnë në përputhje me rregulloret lokale, thuhet në deklaratë.

CFO Martin Hug kishte deklaruar në fund të korrikut se kompania nuk kishte plane të rihapte biznesin e saj në Rusi. Në atë kohë, megjithatë, ai pati lënë të hapur mundësinë e rihapjes në një datë të mëvonshme. Lindt tani përfundimisht po del nga tregu rus.

Lindt kishte ndërprerë operacionet në Rusi në mars, disa javë pasi trupat ruse pushtuan Ukrainën.