Lajme

2 fëmijë vdesin pas trajtimit me ilaçin zviceran që kushton 2 milionë franga

Dy fëmijë nga Kazakistani dhe Rusia kanë vdekur pasi janë trajtuar me barin Zolgensma. Një dozë e ilaçit zviceran kushton rreth dy milionë franga

Konsiderohet si ilaçi më i shtrenjtë në botë dhe prodhohet nga gjiganti farmaceutik zviceran Novartis. Ilaçi i terapisë gjenetike Zolgensma kushton rreth dy milionë franga zvicerane, transmeton albinfo.ch. Siç ka raportuar Novartis të enjten, dy fëmijë kanë vdekur tani pas trajtimit me ilaçin në fjalë. Shkak i vdekjes ishte dështimi akut i mëlçisë.

Pas incidenteve, Novartis ka njoftuar autoritetet shëndetësore të vendeve ku është miratuar ilaçi. “Edhe pse ky është informacion i rëndësishëm për sigurinë, nuk është një sinjal i ri sigurie”, shkruan kompania farmaceutike me seli në Bazel. Besohet fuqishëm në profilin e përgjithshëm të favorshëm në raportin rrezik-përfitim, të ilaçit Zolgensma, shkruan 20minuten.ch. “Ne do të përditësojmë etiketimin e ilaçit, për të treguar se është raportuar dështimi akut fatal i mëlçisë”.

Dy fëmijët e vdekur janë nga Rusia dhe Kazakistani, përcjell albinfo.ch. Dështimi akut i mëlçisë ka ndodhur pas “infuzionit për pesë deri në gjashtë javë të barit Zolgensma”, disa ditë pas fillimit të trajtimit me kortikosteroide.

Siç raporton më tej Novartis, këto janë rastet e para fatale të dështimit akut të mëlçisë pas trajtimit me Zolgensma.