Shqipëri

Turizmi në Shqipëri promovohet përmes agjencive të huaja në TikTok

Shqipëria po flakë tej famën e saj kur bëhet për krimin e organizuar dhe po konkurron me Greqinë dhe Kroacinë tani që turizmi po ringjallet pas pandemisë.

Pamja magjepse e plazheve dhe ushqimet e lira i ftojnë turistët drejt një destinacioni të ri, Shqipërisë, shkruan korrespondenti i së përditshmes britanike “The Times” për udhëtimet, Ben Clatworthy.

Ujërat të kristalta, zona të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ndërkohë që vetëm rastësisht mund të ndodhë që veshi të të kapë zërin e ndonjë britaniku.

Shqipëria po flakë tej famën e saj kur bëhet për krimin e organizuar dhe po konkurron me Greqinë dhe Kroacinë tani që turizmi po ringjallet pas pandemisë.

Kërkesa është aq e lartë, saqë kompanitë ajrore po rrisin shpeshtësinë e fluturimeve, operatorët e udhëtimeve dhe turizmit po prezantojnë ture të reja, kurse grupet më të mëdha hoteliere po njoftojnë vazhdimisht hapjen e hoteleve të tyre të reja në vend.

Ekspertët e turizmit dhe udhëtimeve shprehen që media sociale është një forcë nxitëse e interesit gjithnjë e më të madh për të vizituar këtë vend.

“Ata janë përdorues të gjerë të mediave sociale atje dhe kanë përfituar nga kjo”, shprehet Ellie Marr, një specialiste për Shqipërinë në agjencinë e udhëtimeve “Regent Holidays”.

“Në të kaluarën shumë interes ishte nga njerëzit që do të zbulonin Shqipërinë si një destinacion i panjohur dhe i paeksploruar, me një të kaluar komuniste”, shtoi ajo.

“Kurse tani fakt është që njerëzit e kanë parë në imazhe, kanë dëgjuar për të dhe e kuptojnë se është një vend mahnitës për bregdetin dhe bukurinë e tij natyrore. Mediat sociale kanë pasur një efekt të madh”, tha ajo

Videot e publikuara në rrjetin social “TikTok” shfaqin pamje të Ksamilit, një resort plazhesh me ujëra të kaltra dhe këto video janë shikuar më shumë se 60 milionë herë.

Marr, e cila sapo është kthyer nga pushimet familjare nga ai vend, shprehet se ato që e tërhoqën më së tepërmi janë natyre, peisazhi i mrekullueshëm dhe bregdeti i bukur.

“Për sa i përket peizazhit, mund të them se është një kombinim i Greqisë, Kroacisë dhe Malit të Zi”, tha ajo. “Veç kësaj, vendi ka një histori vërtet magjepsëse që, falë edhe të kaluarës së afërt komuniste, e bën tepër intriguese”.

“Skyscanner”, platforma më e madhe e rezervimit të fluturimeve në botë, tha se rezervimet nga viti i kaluar për në Shqipëri janë rritur 96 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës, viti i fundit i udhëtimeve para pandemisë.

Kompania ajrore “EasyJet” kishte planifikuar të niste fluturime direkte tri herë në javë nga aeroporti i “Gatwick” për në Tiranë, kryeqyteti i vendit, që në maj të vitit 2020, por kjo u vonua për shkak të pandemisë. Linja ajrore tani kryen fluturime direkte gjashtë herë në javë.

Të gjitha linjat ajrore kanë rritur numrin e tyre të fluturimeve drejt Shqipërisë. Në korrik 2019, 76 fluturime, me 14,000 pasagjerë, u kryen nga Britania e Madhe për në Shqipëri, sipas “Cirium”, një kompani analitike fluturimi. Ky numër u rrit në 207 muajin e kaluar, me 39,600 pasagjerë.