Lajme
OKB: Ditëve në vijim do të rriten eksportet e grurit ukrainas
Organizata e Kombeve të Bashkuara pret që eksportet e grurit nga Ukraina të rriten në vijim,pas marrëveshjes së arritur në korrik mes Moskës dhe Kievit, deklaroi sot koordinatori i OKB-së për eksportet, Frederick Kenney.
“Deri më tani kemi autorizuar largimin nga portet ukrainase të 12 anijeve, që janë ngarkuar me më shumë se 370 mijë tonë grurë dhe produkte të tjera ushqimore”, shpjegoi Kenney.
Pesë anije të tjera u inspektuan sot, shtoi ai.
“Shumë anije të tjera janë ende në pritje të autorizimit përkatës për të lundruar drejt porteve ukrainase dhe presim rritjen e ndjeshme të aplikimeve për transit” shtoi koordinatori i OKB-së.
Palët ndërluftuese, Ukraina dhe Rusia nënshkruan muajin e kaluar marrëveshje me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara për eksportimin e produkeve bujqësore dhe plehrave kimikë nga tre porte ukrainase në Detin e Zi.
Së paktu 12 anije janë larguar që atëherë nga portet e Chornomorsk, Odessas dhe Pivdennyit me më shumë se 37 mijë tongë ngarkesa.
Pas agresionit të saj kundër Ukrainës në fund të shkurtit të këtij viti, Rusia bllokoi portet ukrainase. Nga ana tjetër, Ukraina kishte minuar hyrjet e porteve të saj nga frika e pushtimit rus.
Kenney shtoi se deri tani nuk janë shënuar incidente të sigurisë së anijeve/dpa
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?