Kosova
Sivjet, dyfish më i madh numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë
Në Aeroportin e Prishtinës janë përqafimet ato që shënojnë një moment të veçantë, si për ata që vinë, ashtu edhe për ata që i presin
Këtë vit numri i bashkatdhetarëve që kanë ardhur në Kosovë nga vendet e ndryshme të botës është dyfishuar. Për këtë ka folur edhe zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, e cila ka thënë se gjatë 6 muajve të parë të këtij viti është rritur numri i mërgimtarëve që kanë udhëtuar drejt Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë përqafimet ato që shënojnë një moment të veçantë, si për ata që vinë, ashtu edhe për ata që i presin.
Kosovarët që jetojnë në diasporë bashkohen për disa ditë me familjarët që jetojnë në Kosovë, për t’i kaluar bashkë disa ditë pushimi gjatë verës.
Momente të tilla ka me dhjetëra mijëra në aeroportin e Prishtinës.
T7 dërgoi pyetje edhe në adresën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të marrë informata se sa persona kanë ardhur në Kosovës përmes kufijve tokësorë, mirëpo nga atje nuk morën përgjigje./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025