Lajme
Ditë të zymta parashihen për faturat e energjisë këtë vit
Çmimi i energjisë ka arritur majat muajt e fundit
Ditë të vështira e presin Britaninë e Madhe. Sipas një parashikimi të zymtë të kompanisë analitike, Cornwall Insight, faturat e energjisë për një familje mesatare mund të arrijnë në 3582 paund në vit nga muaji tetor, nga 1971 që është sot, për t’u rritur më tej gjatë muajve në vazhdim, duke prekur vlerat e 4400 paundëve në prill të vitit të ardhshëm.
Në tetor të vitit 2021, një familje mesatare paguante 1277 paund në vit për energjinë elektrike. Rregullatori për energjinë në Britaninë e Madhe, sipas ekspertëve të Cornwall Isnisght do të vendosë që çmimi tavan për tre muaj nga fillimi i janarit të jetë 4266 paund, 650 paund më shumë nga sa u parashikua javën e kaluar.
Çmimi i energjisë ka arritur majat muajt e fundit për shkak të rritjes së kostos së gazit natyror, pjesërisht si pasojë e luftës në Ukrainë. Kosto e jetesës janë kthyer në çështjen kyçe të garës për lidershipin konservator. Kandidati për kreun e partisë dhe kryeministër, Rishi Sunak, është zotuar të ofrojë mbështetje direkte për familjet për t’i ndihmuar të kalojnë atë që e quan dimër ekstremisht të vështirë. Sakaq, rivalja e tij, Liz Truss, deri më tani i ka rezistuar premtimeve të ngjashme, por ka thënë se do të përqendrohet tek ulja e taksave.
Sunak tha se nëse do të zgjidhet, do të zgjerojë paketën e mbështetjes së njoftuar më herët gjatë vitit, ku çdo familje i sigurohej 400 paund për faturat e energjisë, kurse ata me asistencë siguronin 650 paund./cnn
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025