Lajme
Gjermani: Rasti i parë me Linë e Majmunit tek fëmijët
Vajza e infektuar nuk ka qenë në kontakt me asnjë person tjetër jashtë familjes.
Një vajzë 4-vjeçare në qytetin jugperëndimor të Pforzheimit është infektuar me linë e majmunit, bëri të ditur instituti gjerman “Robert Koch” për kontrollin e sëmundjeve (RKI), duke konfirmuar rastin e parë të përhapjes së këtij virusi te fëmijët në Gjermani.
Fëmija, që jeton në një familje me dy të rritur të infektuar nga lija e majmunit, nuk ka shfaqur asnjë simptomë të sëmundjes. Ajo u ekzaminua nga mjekët si masë parandaluese, ndërkohë që një kampion i pështymës u mor nga fyti i saj për qëllime diagnostikimi, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Lajmi bëhet i ditur vetëm pak ditë pasi instituti kishte konfirmuar edhe rastet e para të infektimit të adoleshentëve të moshës 15 deri në 17 vjeç.
Instituti “Robert Koch” ka raportuar gjithësej 2916 raste në më pak se tre muaj nga identifikimi i rastit të parë të lisë së majmunit në Gjermani. Thuajse të gjithë personat e infektuar janë meshkuj dhe vetëm shtatë prej tyre janë femra.
“Në bazë të asaj që kemi mësuar deri më tani, kontakti i afërt mes njerëzve është shkaku kryesor i përhapjes së këtij patogjeni”, njoftoi instituti.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi pak ditë më parë se aktualisht vetëm një numër i vogël fëmijësh janë infektuar me linë e majmunit në nivel global.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?