Lajme

Zvicër: 26 për qind më pak raste me koronavirus se në javën e kaluar

ktualisht 802 persona po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 21 për qind më pak se në javën e kaluar. Janë regjistruar 25 raste të vdekjes

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) raportoi sot 21,817 raste të reja që rezultuar pozitive me koronavirus gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 2834 që është 26 për qind më pak se në javën e kaluar.

Incidenca 14-ditore aktualisht është 613.55.

BAG raporton 327 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 42 në ditë, transmeton albinfo.ch. Aktualisht 802 persona po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 21 për qind më pak se në javën e kaluar.

50 pacientë me Covid-19 janë tani për tani në terapi intensive. Kjo është 4 për qind më shumë se një javë më parë. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 75 për qind të zënë.

BAG raporton 25 raste të vdekjes brenda javës që kaloi. Mesatarja 7-ditore është 3 vdekje.