Lajme
Roland Wiprächtiger: mik i pandashëm i të përndjekurve politik shqiptarë
Njoftim pikëllues për vdekjen mikut të madh të trojeve shqiptare i cili, pas një sëmundjeje të rëndë u nda nga jeta, miku i madh i popullit tonë, Roland Wiprächtiger.

Rolandi ishte një jurist me vetëdije të lartë njerëzore dhe profesionale. Rolandi që nga viti 1981 u bë mik i pandashëm i të përndjekurve politik nga trojet shqiptare. Ai e zgjëroi rrethin e tij shoqëror me të përndjekurit e të gjitha trevave shqiptare. Këtë miqësi Rolandi e ruajti deri në ditët e fundit të jetës së tij. Gjatë gjithë kësaj kohe Rolandi ju përkushtua njëkohësisht thellimit të njohurive për kulturën dhe historinë e popullit shqiptar. Me vetstudim dhe me ndihmën e fjalorëve dhe doracakëve filloi ta mësoj gjuhën shqipe. Njohuritë e tija të gjuhës shqipe i zgjëroi vazhdimisht edhe gjatë qëndrimeve të shpeshta në trojet shqiptare, posaçërisht pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999. Nuk mundi ta vizitoj vetëm Luginën e Preshevës, nga që juristi ishte në dijeni që pushteti serb do ta ndalonte dhe arrestonte.
Gjatë të folurit, Rolandi kujdesej për saktësinë e sajimit dhe origjinalitetin e theksimit të fjalëve dhe fjalive. Në 20 vitet e fundit kur punonte si gjyqtar, në seancat gjyqësore ku nevojitej përkthimi nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe dhe ansjelltas, Rolandi e kuptonte plotësisht përmbajtjen e përgjigjeve në gjuhën shqipe. Përkthyeset dhe përkthyesit e ndjenin një kënaqësi të veçant që në fillim të seancës gjyqësore kur Rolandi prezantohej në të dy gjuhët që ishin të nevojshme për mbarvajtjen e suksesshme të senacës gjyqësore. Rolandi e pëlqente edhe muzikën shqiptare të cilën e shikonte përmes kanaleve satelitore në gjuhën shqipe. Disa vite pas penzionimit gjatë një takimi me Rolandin, unë e pyeta personalisht me pyetjen e rendomt, si je Roland. Përgjigja e tij ishte kjo: „ngadal, ngadal po vjen pleqëria, po i qanë hallet qiftelia…
Urna e trupit të Rolandit do të varroset në datën 19.08.2022.
Me respekt të paharruar ndaj Rolandit dhe përkulje të heshtur.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Gusht 2022
- Ora15:00
- LokacioniKisha St. Michael - Lucernë
- Data e përfundimit19 Gusht 2022 - 11:00
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?