Lajme
Bie çmimi i grurit në tregun botëror
Në rënien e çmimit pati ndikim të drejtpërdrejtë marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB--ja dhe Turqia që çliroi eksportin e drithit ukrainas të bllokuar prej muajsh nga ushtria ruse.
Organizata për Bujqësinë dhe Ushqimin (FAO) njoftoi se gjatë muajit korrik pati një rënie me 8.6 për qind të Indeksit mujor të Çmimeve të Ushqimeve.
Bëhet fjalë për reduktimin më të madh mujor që prej vitit 2008. Ky indeks arriti kuotën e 140.9 pikëve në korrik dhe kjo përbën rënien e katërt mujore radhazi, raporton Albinfo.ch.
Në reduktimin drastik të çmimit të ushqimeve pati ndikim të drejtpërdrejtë marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia që çliroi eksportin e drithit ukrainas të bllokuar prej muajsh nga ushtria ruse.
Të dielën katër anije të tjera që transportonin drithëra dhe ushqime u nisën nga portet ukrainase.
Sipas FAO-s, marrëveshja që garantohet nga pala turke për eksportet e grurit po jep sinjale pozitive sidomos për ato vende që po vuajnë nga kriza e urisë.
Megjithatë, ekspertët thonë se tregu botëror i ushqimeve vijon të mbetet i mbërthyer nga pasiguritë, për shkak të presionit të çmimit të plehrave kimikë, prodhuesi më i madh i të cilëve është Rusia.
Ky indeks bazohet në çmimet botërore për 23 kategori të mallrave ushqimore që mbulojnë 73 produkte të ndryshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme