Lajme
Piku i infektimeve me variantin BA5 ka nisur të bie
Vala e infektimeve nga varianti BA5 ka filluar rënien. Instituti i Shëndetit Publik konstaton se piku i përhapjes së këtij mutacioni, tashmë ka kaluar. Ditët e para të gushtit po shënojnë ulje të pozitivitetit nga Covid-19 në pjesën më të madhe të vendit.
Edhe shifrat e të sëmurëve aktivë në të gjithë vendin kanë filluar rënien. Tirana vijon të jetë qarku me infektimet më të larta edhe nga varinati BA5, ndjekur nga Fieri dhe bashkitë bregdetare. Epidemiologët e Institutit të Shëndetit Publik theksojnë rëndësinë e vaksinimit për t’i paraprirë një valë tjetër në vjeshtë dhe dimër, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Në këtë valë infektimesh, pozitiviteti më i lartë nga Covid-19 është vënë re tek të rinjtë dhe te personat mbi 60 vjeç.
BA5 është një mutacion shumë ngjitës, por më i lehtë se variantet e deritanishme të Covid-19, ndonëse edhe në këtë valë nuk kanë munguar rastet e rënda dhe humbjet e jetës prej tij.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit