Lajme

Ky shtet josh turistët duke ofruar një natë në hotel për vetëm 0.027 euro

Sektori i turizmit, i cili është i rëndësishëm për Tajlandën, ishte pothuajse plotësisht i bllokuar për shkak të pandemisë dhe po rimëkëmbet ngadalë

Për të nxitur turizmin në vend, në vazhdën e pandemisë së koronës, mysafirët në qytetin e njohur tailandez Chiang Mai tani mund të qëndrojnë në një hotel për vetëm një baht Thai (0,027 euro) në natë, trasnmeton albinfo.ch

Fushata “Harmonize Hotel” u lansua në bashkëpunim me autoritetin e turizmit TAT dhe aplikacionin Robinhood – dhe tashmë ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale, siç raportojnë mediat tajlandeze.

Sektori i turizmit, i cili është shumë i rëndësishëm për Tajlandën, ishte pothuajse plotësisht i bllokuar për shkak të pandemisë dhe po rimëkëmbet ngadalë, shkruan srf.ch. Chiang Mai në veri është i rrethuar nga vargmale impozante malore dhe njihet më së shumti për tempujt e tij të mrekullueshëm.

Para pandemisë së koronavirusit, qyteti ishte një nga destinacionet më të njohura të udhëtimit në vend.