Kosova

Dy të vdekur dhe mbi 1.500 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 1.562 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 4.210 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 37.10.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1.186 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 10.288.

Më 2 gusht përqindja pozitivitetit me COVID-19 në rajon ishte: 49 për qind në Shqipëri, 45 për qind në Maqedoninë e Veriut, 39 për qind në Malin e Zi, 37 për qind në Serbi, 36 për qind në Kosovë dhe 32 për qind në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Një treg i kafshëve në qytetin Vuhan të Kinës ka qenë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, sipas dy studimeve të reja që janë publikuar në revistën shkencore, Science./REL