Lajme
Austria nis pagesat me 180 euro bonus për çdo fëmijë
Me rritjen e inflacionit, qeveria austriake ka përgatitur disa pagesa për familjet dhe banorët. Ja çfarë duhet të dini
Qeveria federale e Austrisë të martën, më 2 gusht, njoftoi të parën nga shumë pagesat e njëhershme për të zbutur efektet e rritjes së inflacionit në vend, raportoi ORF.
Sipas anëtarëve të qeverisë së ÖVP, Susanne Raab dhe Magnus Brunner, një “pagesë e veçantë familjare” prej 180 € për fëmijë është gati për t’u dërguar familjeve në Austri. Nga dita e mërkurë, zyrat e financës do të transferojnë shumën për fëmijë “direkt në llogarinë” e familjeve. “Pagesa bëhet automatikisht, paratë hyjnë në llogari me kompensimin normal familjar (Familienbeihilfe)”, tha Raab.
Familienbeihilfe është një përfitim social që paguhet çdo muaj për çdo fëmijë që banon në Austri derisa të mbushë 24 vjeç – me disa përjashtime. Shuma varet nga mosha e fëmijës, por mund të arrijë në 165,10 € në muaj për një fëmijë. Për më tepër, duke qenë se çdo fëmijë është i regjistruar për këtë përfitim, pagesa e bonusit mund të bëhet automatikisht. Në total, qeveria po shpenzon rreth 340 milionë euro për masat. “Rreth 1,8 milionë fëmijë në 1,1 milionë familje do të përfitojnë”, shtoi ajo, përcjell albinfo.at.
Shpërblimet e kostos së jetesës
Në qershor, qeveria e Austrisë zbuloi një sërë masash me vlerë miliarda euro për të luftuar krizën e kostos së jetesës. Hapat e rinj përfshijnë rritjen e shtesave familjare, uljen e taksave dhe dërgimin e pagesave të njëhershme të mirëqenies, siç ka raportuar The Local, përcjell tutje albinfo.at.
Ndihma vjen pasi inflacioni në Austri arriti një rekord prej 9.2 për qind në korrik, me çmimet e artikujve thelbësorë duke u bërë gjithnjë e më të shtrenjta.
Pagesa të tjera priten për shtatorin, kur personat me të ardhura të ulëta dhe në nevojë në Austri, si pensionistët që marrin pagesa minimale dhe përfituesit e ndihmës, do të marrin një pagesë prej 300 eurosh (Teuerungsausgleich) si kompensim për inflacionin. Pagesa më e rëndësishme do të jetë shuma prej 500 €, e cila përbëhet nga 250 € si bonus klimatik (Klimabonus) dhe 250 € për bonusin “kundër rritjes së çmimit” (Teuerungsbonus). Të gjithë në Austri do ta marrin atë ndihmë – edhe pse fëmijët marrin gjysmën e shumës totale – në tetor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor