Kosova
Kosova synon të kufizojë ngritjen e çmimit të peletit
Kriza e paralajmëruar energjetike në Kosovë ka ngritur së fundmi çmimet e peletit dhe drunjve, duke qenë se janë ndër alternativat më të përdorura për të siguruar ngrohjen gjatë dimrit. Për këtë çështje, Qeveria e Kosovës po mendon të vendosë çmime tavan për të parandaluar abuzimin me çmime.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se janë të vetëdijshëm që janë rritur çmimet e peletit dhe se do të marrin masa edhe në këtë drejtim.
“Sa i përket çmimit të peletit, e kemi parasysh situatën në treg, e cila ka një rritje të çmimit që vjen kryesisht si pasojë e rritjet së çmimit të importit, jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe peleti do të përfshihet në ligjin që parashihet për përcaktimin e çmimeve tavan, përveç kësaj do të shohim edhe mundësi të tjera të bashkëpunimit me sektorin privat me prodhuesit vendorë të peletit për të parë nëse mund të rritet prodhimi i tyre”, tha ajo, transmeton Albinfo.ch.
Ndërsa kryeministri Kurti teksa ka folur për krizën energjetike, ka thënë se janë angazhuar që të ketë më pak import të energjisë.
“Vitin e kaluar nuk kemi pasur bateri që ta ruajmë energjinë dhe as këtë vit nuk do t’i kemi bateritë. Po përpiqemi të bëjmë maksimumin që të mund të importojmë sa më lirë nëse do të jetë nevoja për një gjë të tillë, duke pasur parasysh që fatkeqësisht në kohën e dimrit të ashpër konsumin tonë nuk e mbulon gjenerimi. Aktualisht nuk i kemi ato bateritë që do të mund të thoshim se nuk vlejnë ajo deklaratë me frigoriferë”, tha kryeministri Kurti.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?