Lajme
Vendi evropian që po ndërmerr masa drastike për kursim energjie
Qeveria e Spanjës ka rënë dakord të vendosë masa urgjente dhe drastike për të kursyer energjinë elektrike, pas pushtimit rus të Ukrainës dhe krizës energjetike që pasoi dhe që po i afrohet Evropës.
Të gjitha ndërtesat e sektorit publik dhe qendrat tregtare, kinematë, vendet e punës, hotelet, stacionet dhe aeroportet nuk do të lejohen ta vendosin temperaturën më të ulët se 27 gradë Celsius në verë ose më të larta se 19 gradë Celsius në dimër.
”Masat u vendosën në seancën javore të kabinetit në Madrid”, tha ministrja për Tranzicionin Ekologjik, Teresa Ribera.
Ribera theksoi se masat e përshkruara në një dekret mbretëror duhet të vendosen deri në fund të një periudhe kalimtare njëjavore, pasi ato të publikohen në Gazetën Zyrtare, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ato do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 nëntor 2023.
Ribera tha se masat shënojnë një paketë fillestare që është e nevojshme në një “situatë kritike”.
”Evropa ka nevojë për ndihmën e Spanjës”, tha ajo.
”Është koha për solidaritet”, theksoi Ribera.
Masat përfshijnë gjithashtu rregulla që dyqanet dhe bizneset të mbajnë dyert e tyre të mbyllura, duke përdorur një sistem automatik që duhet të instalohet deri më 30 shtator.
Qëllimi i kësaj është të shmanget largimi i ajrit të nxehtë apo të ftohtë.
Ndriçimi në zyrat e papërdorura, vitrinat e dyqaneve dhe monumentet duhet të fiken pas orës 22:00.
Ribera i bëri thirrje sektorit privat që të rrisë punën nga shtëpia.
Spanja po i merr këto dhe masa të tjera që do të vendosen pas pushimit të verës për të përmbushur angazhimet e marra në një plan evropian emergjent të rënë dakord javën e kaluar.
Vendi do të përpiqet të reduktojë konsumin e gazit me 7%.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme