Lajme

Franca heq kufizimet e koronës për udhëtarët

Deri më tani, njerëzit që hynin në Francë ose duhej të ishin të vaksinuar plotësisht ose të ishin në gjendje të tregonin testin aktual negativ të koronës

Kushtet që Franca kishte vendosur për udhëtime gjatë pandemisë së koronës janë hequr duke filluar nga sot, transmeton albinfo.ch. Dëshmia e vaksinimit të bërë kundër koronës, një test negativ ose statusi i rikuperimit nuk kërkohet më që nga kjo e hënë.

Deri më tani njerëzit që hynin në Francë ose duhej të ishin të vaksinuar plotësisht ose të ishin në gjendje të tregonin testin aktual negativ të koronës. Për udhëtarët nga BE-ja dhe disa vende të tjera pranohej edhe dëshmia e shërimit nga infeksioni.

Kjo tani zakonisht nuk është më e nevojshme, shkruan srfch. Sidoqoftë, nëse ndodhin variante të rrezikshëm të virusit, qeveria mund të urdhërojë udhëtarët të paraqesin testin negativ përpara se të hipin në një aeroplan për në Francë.