Lajme
Zjarri në një minibus shkakton kolonën 20 km të gjatë në Gotthard
Koha më e gjatë e pritjes në orët e mëngjesit ka arritur deri në tre orë, automjetet qëndroni në kolonë në një gjatësi prej 20 kilometrash
Një minibus është djegur pranë lokalitetit Göschenen, në portalin verior të tunelit Gotthard, herët në mëngjesin e së shtunës, transmeton albinfo.ch. Dy personat që ndodheshin në makinë kanë shpëtuar pa lëndime.
Pas kësaj, tuneli Gotthard është mbyllur përkohësisht. Tani është hapur përsëri, por trafiku është ende i ngadalësuar: kolona është rreth 7 kilometra e gjatë në jug dhe 3 kilometra në veri.
Koha më e gjatë e pritjes në orët e mëngjesit ka arritur deri në tre orë, automjetet qëndroni në kolonë në një gjatësi prej 20 kilometrash.
Incidenti ka ndodhur pak para orës 5 të mëngjesit në portalin verior në Göschenen, sipas policisë së kantonit Uri, transmeton albinfo.ch. Autostrada me drejtimin jugor duhej të mbyllej plotësisht për një orë dhe më pas ishte e hapur vetëm në një korsi për një orë e gjysmë tjetër.
Autostrada A13 nëpërmjet San Bernardino është rekomanduar si një rrugë alternative.
(Foto: Screenshot SRF)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit