Storje Suksesi
Rrezarti angazhon artin për të ndryshuar Kosovën
4/4
Lufta e tij është arti. Rrezeart Galica, i zhytur në botën e artit dixhital si dhe profesor në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Prishtinës, nuk ndalet së luftuari për të ndryshuar gjërat dhe për të krijuar perspektiva të reja në kryeqytetin kosovar përmes artit të tij. Ai nuk ka trohë dyshimi: arti mund të ndryshojë botën. Punët e tij kanë udhëtuar, me apo pa të, në vende të ndryshme anë e kënd botës. Ai përmend me mburrje një prej këtyre punëve, “The World is Mine”, e cila ruhet në Muzeun e Posterëve në Poloni.
Rrezearti ka lindur në Prishtinë. Aty ai është formuar si njeri e është pjekur si artist. Ai na rrëfen se të gjitha kujtimet e tij lidhen me këtë qytet. Prandaj as që i shkon në mendje ta braktisë atë një ditë, siç kanë vepruar mijëra bashkëqytetarë të tij. Përkundrazi, ai është i bindur që veç një angazhim këmbëngulës i secilit mund të krijojë një realitet të ri shoqëror e të krijojë mundësi të reja për rininë kosovare, e cila sipas tij nuk ka asgjë për t’u lakmuar atyre të vendeve të huaja si për nga ana e aftësive njerëzore ashtu edhe atyre intelektuale.
Shikoni gjithashtu…
“Guxo të ëndërrosh në Kosovo”
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa