Lajme

Austria heq karantinën për personat e infektuar

Qeveria austriake njoftoi sot se do të hiqet karantina për personat e infektuar me koronavirus, edhe pse vendi po përjeton një valë të re infeksionesh.

Sipas rregullave të reja, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 gusht, kushdo që nuk ndihet i sëmurë mund të largohet nga shtëpia edhe pas një testi pozitiv, por do t’u nënshtrohet sërish disa kufizimeve.

Këto përfshijnë një kërkesë për të mbajtur një maskë FFP2, vetëm nëse personi i infektuar është jashtë dhe në një distancë prej 2 metrash nga personat e tjerë. Përveç kësaj, atyre do t’u ndalohet vizita në spitale, shtëpi pleqsh, ambiente për invalidët dhe vendpushimet shëndetësore.

“Ata që janë të sëmurë, të qëndrojnë në shtëpi”, tha ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch, ndërsa njoftoi vendimin, transmeton albinfo.at.